Shqiptari kërcënon gruan: Je bërë shumë angleze. Do ta shkul zemrën

Publikuar tek: bota, më 18:38 24-01-2016 Shqiptari kërcënon gruan: Je bërë shumë angleze. Do ta shkul zemrën

Një shqiptar nga Kosova u la në burg nga Gjykata e Suindonit në Britani, pasi kishte kërcënuar bashkëshorten e tij se ishte bërë shumë angleze dhe nuk i bindej urdhrave të tij.

Ai është Behar Kasemi, shqiptar nga Kosova, i cili para gjykatës i ka habitur të gjithë. Kasemi pranoi se e kishte kërcënuar gruan e tij se do t’ia shkulte zemrën, pasi ishte bërë shumë angleze.

Ai madje argumentoi para gjykatës se gratë duhet t’i binden burrave dhe kanë për detyrë të rritin fëmijët, të lajnë dhe të pastrojnë.

Ky ishte koncepti i Behar Kasemit për gratë dhe detyrat e tyre. Mirëpo, pas 24 orësh në qeli, gjykata vendosi ta lironte Kasemin.

Ai lirua ditën e djeshme, ndërsa nuk ka më të drejtë t’i afrohet banesës ku rri e shoqja e tij. Por shqiptari pati ankesa edhe për lirimin, transmeton “Panorama”. Ai akuzoi Policinë britanike se nuk e dërgoi në ndonjë vend për të fjetur dhe as që nuk e ndihmoi të mblidhte sendet e sekuestruara, që sipas tij, disa prej tyre mungojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026259899139404
array(1) { ["section"]=> string(71) "shqiptari-kercenon-gruan-je-bere-shume-angleze-do-ta-shkul-zemren-30831" }