Shqiptari më i “urryer” në Amerikë dënohet me burg nga gjykata

Publikuar tek: bota, më 21:41 04-08-2017 Shqiptari më i “urryer” në Amerikë dënohet me burg nga gjykata

Një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut shpalli fajtor Martin Shkrelin, ish-ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë.

34-vjeçari përballet me deri në 20 vjet burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël, sipas disa rregulloreve të reja. Vendimi i jurisë u mor pas pesë ditë diskutimesh mes anëtarëve. Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte manipuluar paratë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare, si dhe kur ishte shef ekzekutivi i firmës Retrophin, që ai e kishte themeluar në vitin 2011.

Pala mbrojtëse këmbëngul se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim. Jashtë gjykatës, Shkreli e quajti procesin kundër tij "një gjueti shtrigash me përmasa epike", shkruan zëri i amerikës.

Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Indonezia në prag të pushtimit nga majmunët, angazhohet ushtria
Përmbytet miniera gjigante e diamanteve, zhduken minatorët »
Article Logic
Execution time: 0.012012958526611
array(1) { ["section"]=> string(66) "shqiptari-me-i-urryer-ne-amerike-denohet-me-burg-nga-gjykata-88284" }