Shqiptari merr gradë në ushtrinë gjermane

Publikuar tek: rajon, më 10:35 17-06-2019 Shqiptari merr gradë në ushtrinë gjermane

E shtuna ka qenë ditë e rëndësishme për karrierën e shqiptarit nga Kosova që jeton në Gjermani, Flamur Ramaj.

Kosovari me prejardhje nga Istogu ka arritur suksesin e radhës në Ushtrinë Gjermane duke u graduar si “Lejtnant”. Sipas mediave në Kosovë, parada graduese është mbajtur në qytetin e Hamburgut.

Ramaj ka vite që ndjek shkollimin ushtarak në “Helmut Schmidt”, ndërsa është i lidhur fort edhe me Kosovën.

Flamuri nuk është i vetmi i familjes Ramaj që ndjek me sukses misionin ushtarak. Pjesë e ushtrisë është edhe vëllai i tij, Shkëlqimi. Familjarët dhe miq ishin pranë tij për të ndarë me të këtë ditë të veçantë të karrierës së tij.

llll.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.80748105049133
array(1) { ["section"]=> string(48) "shqiptari-merr-grade-ne-ushtrine-gjermane-168518" }