Shqiptari në Zvicër plagos gruan dhe të bijën, më pas bën vetëvrasje

Publikuar tek: bota, më 16:37 24-09-2020 Shqiptari në Zvicër plagos gruan dhe të bijën, më pas bën vetëvrasje Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Zyrih të Zvicrës, ku një shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur në shtëpinë e tij, ndërsa janë plagosur gruaja dhe e bija.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje familjare, ndërsa policia kur ka arritur në vendngjarje e ka gjetur 47 vjeçarin të plagosur rëndë, por pa mundur që të mbijetojë.

I ndjeri prej 20 vitesh drejtonte një biznes makinash, ndërsa një person i punësuar te ai thotë se ngjarja e ka befasuar, pasi ai ishte shumë paqësor.

Sipas policisë së Zyrihut, rrjedha e ngjarjes është ende e paqartë, ndërsa pritet të japin dëshmitë e tyre gruaja dhe vajza 18 vjeçare e viktimës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011574029922485
array(1) { ["section"]=> string(74) "shqiptari-ne-zvicer-plagos-gruan-dhe-te-bijen-me-pas-ben-vetevrasje-221526" }