Shqiptari niset nga Tirana dhe shkon te familja në Itali, i infekton të gjithë me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 18:44 15-07-2020 Shqiptari niset nga Tirana dhe shkon te familja në Itali, i infekton të gjithë me koronavirus Foto ilustruese

Një shqiptar i cili shkoi te familja e tij në Itali ka rezultuar pozitiv me koronavirus, së bashku me katër anëtarë të tjerë të familjes.

Sipas mediave italiane, shqiptari me banim në Firence fluturoi drejt Italisë në datën 30 qershor nga aeroporti i Rinasit, por ndaloi së bashku me gruan e tij te shtëpia e vajzës në Pizë, ku do të kryente edhe karantinën, raporton newsbomb.al.

79-vjeçarit iu shfaqën simptomat e koronavirusit në 13 korrik. Aktualisht ai ndodhet në Departamentin e Sëmundjeve Infektive të Spitalit Universitar të Pizës. Ndërsa katër anëtarët e tjerë të familjes iu nënshtruan kryerjes së testit, dhe rezultuan të gjithë pozitivë. Ata po qëndrojnë të gjithë të izoluar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099689960479736
array(1) { ["section"]=> string(99) "shqiptari-niset-nga-tirana-dhe-shkon-te-familja-ne-itali-i-infekton-te-gjithe-me-koronavirus-213935" }