Shqiptari nuk zë mend! Po ndiqej penalisht për drogë në gjendje të lirë, policia e 'kap sërish mat' me kokainë dhe mijëra euro

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 05-08-2020 Shqiptari nuk zë mend! Po ndiqej penalisht për drogë në gjendje të lirë, policia e 'kap sërish mat' me kokainë dhe mijëra euro

Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi u kap me 2 kg kokainë dhe rreth 40 mijë euro lekë cash. Ai po ndiqej penalish për trafik droge, por në gjendje të lirë.

Mediat fqinje shkruajnë se i ri u gjurmua më 24 korrik, pasi rezultonte si marrës i një fletë arresti evropian dhe më pas u vendos nën arrest shtëpiak në pritje të ekstradimit. Mirëpo ai vazhdoi sërish aktivitetin e tij kriminal, derisa u pikas nga policia në makinën e tij tip Golf bashkë me një shqiptar tjetër H.N.

Atyre iu gjetën 50 gr kokainë dhe 3 gr marijuanë, të fshehura në çantë. Më pas, u kontrollua automjeti dhe u gjetën euro të tjera.

Pas kontrollit në shtëpi në Ceggia, policia gjeti edhe rreth 2.2 kg, e ndarë në katër pako, e cila ishte fshehur brenda një dollapi rrobash. I riu u shoqërua për në qelitë e burgut në Santa Maria Maggiore në Venecia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011210203170776
array(1) { ["section"]=> string(129) "shqiptari-nuk-ze-mend-po-ndiqej-penalisht-per-droge-ne-gjendje-te-lire-policia-e-kap-serish-mat-me-kokaine-dhe-mijera-euro-216206" }