Shqiptari përlot çiftin Clinton me gjestin e tij: Më keni shpëtuar jetën

Publikuar tek: bota, më 14:31 19-02-2017 Shqiptari përlot çiftin Clinton me gjestin e tij: Më keni shpëtuar jetën

Historia e një shqiptari nga Kosova ka përlotur ish-çiftin presidencial, Bill dhe Hillay Clinton është në një restorant.

Ish­presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë ishin duke darkuar në restorantin “Sea Fire Grill”, në New York, dhe ndërkohë që ata darkonin, kamarieri një emigrant shqiptar i është afruar te tavolina, i ka rënë në gjunjë dhe i ka thënë ish-presidentit: “Zotëri, dua t’ju falënderoj. Mos të kishe qenë ti, nuk do të isha gjallë sot”.

Sipas TMZ, kamarieri i tregoi Billit dhe Hillaryt një histori pikëlluese. Ai tregoi se është një emigrant i cili kur ishte 16 vjeç kishte përjetuar luftën në Kosovë dhe pastaj ka ikur pa e ditur se ku po shkon. Po ashtu, ai i tha ish-­presidentit sesi babai i tij dhe anëtarët e tjerë të familjes u torturuan gjatë luftës.

Po sipas TMZ­,  çifti Clinton është emocionuar shumë dhe i ka shtrënguar duart kamarierit dhe janë përlotur. Kamarieri ndihet i frikësuar duke pasur parasysh klimën aktuale mbi emigracionin në SHBA dhe nuk ka dashur që të publikohet emri ose fotoja e tij, thekson TMZ.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01109790802002
array(1) { ["section"]=> string(77) "shqiptari-perlot-ciftin-clinton-me-gjestin-e-tij-me-keni-shpetuar-jeten-69224" }