Shqiptari planifikonte sulme në SHBA, Gjykata amerikane dënon 21 vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 14-12-2019 Shqiptari planifikonte sulme në SHBA, Gjykata amerikane dënon 21 vjeçarin 21 vjeçari Fabjan Alameti

Një 21 vjeçar shqiptar i cili jetonte në Nju Jork dhe po planifikonte sulme terroriste në SHBA, është dënuar nga gjykata federale e Missoulas në Montana.

Fabjan Alameti është dënuar me gati pesë vjet burg. Më herët kishte pranuar fajësinë për deklarim të rremë tek Byroja Federale e Hetuese kur u pyet rreth aspiratave të tij për t’iu bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik dhe planin për hakmarrje pas sulmin në një xhami në Zelandën e Re.

Sipas Gjykatës Federale Alameti është dënuar me 4 vite e 9 muaj heqje lirie.

Autoritetet e drejtësisë e kishin intervistuar 21 vjeçarin shqiptar për herë të parë në vitin 2018. Më vonë ai kishte postuar shkrime në rrjetet sociale, në mbështetje të organizatës ISIS.

Alameti u arrestua më 3 prill në një poligon armësh në shtetin e Montanas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076382160186768
array(1) { ["section"]=> string(79) "shqiptari-planifikonte-sulme-ne-shba-gjykata-amerikane-denon-21-vjecarin-189399" }