Shqiptari publikon FOTON e nënës brenda Infektivit dhe jep mesazhin E FORTË: Nuk është në Itali, ka tre javë e shtruar

Publikuar tek: rajon, më 08:47 14-07-2020 Shqiptari publikon FOTON e nënës brenda Infektivit dhe jep mesazhin E FORTË: Nuk është në Itali, ka tre javë e shtruar Per arsye etike foto kryesore eshte censuruar

Një shqiptar i Kosovës, Nesim Maxhuni, ka publikuar në profilin e tij foton e nënës, e shtruar në Klinikën Infektive atje me koronavirus.

Nëna e tij shihet në gjendje jo të mirë shëndetësore, me maskë oksigjeni, ndërsa vetë shqiptari tregon se ajo prej tre javësh ndohet e shtruar në Infektiv. Maxhuni kritikon qytetarët që nuk zbatojnë masat dhe apelon për më shumë kujdes.

“Per ata qe hala kane dyshime...

KJO FOTO NUK OSHT’ N’ITALI!

Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv!

me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp!

Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid!

Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume KUJDES!

Per te gjithe ata qe m’kane shkrujte, nana ka sheja t’vogla t’permiresimit, por shpresa jone osht’ e madhe”, shkruan shqiptari Nesim Maxhuni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090010166168213
array(1) { ["section"]=> string(123) "shqiptari-publikon-foton-e-nenes-brenda-infektivit-dhe-jep-mesazhin-e-forte-nuk-eshte-ne-itali-ka-tre-jave-e-shtruar-213775" }