Shqiptari që vrau avokatin grek sulmon rojet e burgut dhe tenton të arratiset

Publikuar tek: rajon, më 21:34 07-08-2020 Shqiptari që vrau avokatin grek sulmon rojet e burgut dhe tenton të arratiset Vrasësi i avokatit grek

Shqiptari i cili është i akuzuar si vrasësi i avokatit grek Michalis Zafeiropoulos, u përpoq të arratisej nga burgu i Korfuzit ku po vuante dënimin.

I dënuari shqiptar kishte hapur një vrimë në çatinë e burgut, por u pikas nga punonjësit e përpara se të arratisej. Rojet e burgut i gjetën gjithashtu dhe një thikë të improvizuar që e kishte përdorur për të hapur gropën.

Kur u zbulua, ai ka sulmuar rojet në mënyrë që të shpëtonte, por aventura i ka zgjatur fare pak.

Kujtojmë që mbrëmjen e 12 tetorit 2017, Brahimaj ekzekutoi avokatin grek, Mihalis Zafiropoulos, në zyrën e këtij të fundit. Ai ishte paguar 3 mijë euro për të kryer këtë vrasje.

Emri i tij nuk bëhet i shumë qartë, pasi ka përdorur disa; Kastriot, Lavdërim dhe Mikel, ndërsa mbiemra si: Brahimaj, Ibrahimi, Brahimasi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010476112365723
array(1) { ["section"]=> string(84) "shqiptari-qe-vrau-avokatin-grek-sulmon-rojet-e-burgut-dhe-tenton-te-arratiset-216437" }