Ilir Shala, 39 vjeç nga Fllaka e Durrësit, që sipas policisë praktikonte fenë dhe shkonte shpesh në xhami, ka rënë në prangat e uniformave blu. 39-vjeçari kërcënoi me armë zjarri të shoqen, e cila donte ta ndalonte të niseshe drejt Sirisë së bashku me dy fëmijët e tyre. Bashkëshortja me inicialet A.Sh pas kësaj ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe babai i saj njoftoi policinë për ngjarjen. Menjëherë policia e Shijakut ka nisur operacionin për kapjen e autorit i cili në momentin e arrestimit ishte i armatosur. Çifti ka dy djem 8 dhe 12 vjeç si dhe një vajzë më të rritur
Policia, nisur nga dëshmia e bashkëshortes ka ngritur dyshimet se 39vjeçari Ilir Shala dhe personat me të cilët frekuentohej mund të jenë predikues të luftës në Siri. E shoqja i ka thënë policsë se bashkëshorti i saj kur jetonin në Sanremo të Itali së kshoqërohej me sirianë, marokenë dhe të tjerë persona nga vendet arabe, me të cilët kalonte një pjesë të mirë të kohës. “Prej disa ditësh debatonim, sepse Iliri donte të largohej së bashku me dy djemtë drejt Sirisë. Unë nuk doja dhe i kisha thënë disa herë se nëse donte mund të largohej, por fëmijët duhet t’i linte këtu sepse ishin të vegjël. Në mbrëmje më tha se kishte vendosur të largohej. Nuk të lejoj të marrësh fëmijët, i thashë. Në këto momente u inatos dhe më drejtoi automatikun, duke më kërcënuar se do të më vriste.
Në një moment u shkëputa dhe shkova lajmërova prindërit e mi. Iliri shoqërohej me persona të dyshimtë. Ne kemi tre vite që jetojmë këtu në Shqipëri, pasi më herët kemi jetuar në Sanremo të Italisë. Gjatë kohës që ndodheshim në Itali, Iliri shoqërohej shumë me shtetas sirianë, marokenë dhe persona të ndryshëm nga vendet arabe. E kisha pyetur se kush ishin, por nukmë tregonte”, ka dëshmuar në polici bashkëshortja e të arrestuarit A.Sh.por vetë i i shoqi nuk ka pranuar asnjë nga këto akuza. Policia po heton por tani për tani, i arrestuari akuzohet vetëm për dhunën në familje dhe armëmbajtje pa leje.