Shqiptari u ekzekutua në kazino nga polici, rrëfehen familjarët

Publikuar tek: rajon, më 08:13 18-03-2019 Shqiptari u ekzekutua në kazino nga polici, rrëfehen familjarët Viktima

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Suharekën në Kosovë.

Jetmir Alijaj ka mbetur i vrarë në vend, pas të shtënave me armë zjarri. 32 vjeçari, i cili ishte edhe punëtor i knjë kazinoje, është qëlluar në vendin e tij të punës.

Autori i dyshuar për këtë rast, është një punonjës i policisë së Kosovës, me inicialet, Sh.S.

Mediat në Kosovë raportpjnë se motivet e kësaj vrasje, ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse dyshohet se vrasja erdhi pas një përpjekje për ta grabitur kazinon.

Jozyrtarisht mësohet se viktima e ka identifikuar grabitësin, i cili më pas ka qëlluar në drejtim të tij. Kurse në familjen e Alijajt, kanë hapur dyert e mortit.

Djali i xhaxhit të Jetmirit, Reshati, thotë se ai nuk kishte probleme me askënd. Alijaj e përshkruan kushëririn e tij, si një djalë të sjellshëm dhe të urtë.

Rastin e kanë konfirmuar, edhe në Prokurorinë e Prizrenit. Policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së autorit, i cili po ashtu është arrestuar nga policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e Vuçiç: Më duhet edhe një dëshmi më shumë që të tregoj se kush e vrau Ivanoviçin
Dialogu me Serbinë, opozita në Kosovë kërkon qeveri të re »
Article Logic
Execution time: 0.012158155441284
array(1) { ["section"]=> string(69) "shqiptari-u-ekzekutua-ne-kazino-nga-polici-rrefehen-familjaret-156857" }