Shqiptari u punësua nga karteli i drogës, mbrojtja: Është baba i dy fëmijëve, njeri i ndershëm që ra viktimë

Publikuar tek: bota, më 18:52 31-05-2020 Shqiptari u punësua nga karteli i drogës, mbrojtja: Është baba i dy fëmijëve, njeri i ndershëm që ra viktimë Foto ilustruese

Një shqiptar i arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një shtëpi që përdorej për kultivimin e kanabisit ka aplikuar për azil në këtë shtet.

Bëhet fjalë për Fariol Dizdarin, i cili shkoi në Britaninë e Madhe me pasaportën e një mikut të tij nga Franca. Vetëm me një paund në xhep, ai ra në kontakt me disa persona që i premtuan ushqim dhe fjetje, në shkëmbim të shërbimit të tij për të kultivuar bimët e kanabisit në shtëpinë ku po qëndronte.

Në një lidhje përmes videos nga burgu, shqiptari pranoi fajin dhe tha se kishte rënë viktimë e një rrjeti që prokuroria e përshkroi si një kartel të mirëfilltë droge.

Gjykatësi tha se akuzat janë të rënda. “Megjithatë e pranoj që ju jeni përdorur nga persona të tjerë. Nuk e besoj se keni qenë nën presion për ta bërë punën, por ju kanë shfrytëzuar. Ata që kontrollonin shtëpinë e kanabisit u siguruan që të qëndronin larg dhe të mos arrestoheshin,”, tha gjykatësi.

Ndërsa avokati mbrojtës tha se 32-vjeçari shqiptar nuk ka dënime të mëparshme. Ai ka punuar si zgrukthar në Francë dhe gjatë kohës që ndodhej në shtëpi, asnjë bimë kanabisi nuk u arrit të përfitohej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090508460998535
array(1) { ["section"]=> string(112) "shqiptari-u-punesua-nga-karteli-i-droges-mbrojtja-eshte-baba-i-dy-femijeve-njeri-i-ndershem-qe-ra-viktime-208541" }