Shqiptari zgjidhet deputet në Parlamentin e Gjermanisë, premtoi mësim të gjuhës shqipe në shkollat me fëmijë shqiptarë

Publikuar tek: bota, më 23:22 24-02-2020 Shqiptari zgjidhet deputet në Parlamentin e Gjermanisë, premtoi mësim të gjuhës shqipe në shkollat me fëmijë shqiptarë Baneri i Sami Muses gjate zgjedhjeve ne Gjermani

Sami Musa, kandidati i grupimit Social-Demokrat në Gjermani, është zgjedhur deputet i Parlamentit, duke u bërë kështu i pari shqiptar në organin ekzekutiv gjerman.

Ai ka marrë 3661 vota, të numëruara në kutitë e votimeve.

“Kam marrë 3661 vota. Unë do të doja të falënderoja të gjithë pjesëmarrësit. Urime për të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur dhe gjithashtu për përfaqësuesit jo të zgjedhur. Secili prej jush ka mbrojtur demokracinë. Për të gjithë ata që më mbështesin dhe më kanë zgjedhur falënderimet e mia më të ngrohta”, tha Musa pas përfundimit të numërimit të votave.

Musa kandidoi në zgjedhjet e së dielës në Hamburg, duke u zgjedhur deputet i Parlamentit.
Sami Musa, 35 vjeç u rrit në Hamburg, me babanë nga Kosova dhe nënën me prejardhje gjermano-austriake.

“Jam rritur me dy kultura të ndryshme, duke i dashur dhe respektuar shumë të dyja ato. Edhe sa i takon besimit, nëna ime është e krishterë dhe babai mysliman. Edhe në këtë pikë janë dy botë të ndryshme, por sërish i dua fortë të dyja”.

Studimet i ka mbaruar për hoteleri-turizëm, por dëshira për t’i hyrë politikës ka qenë e madhe.

“I kam hyrë politikës me një qëllim, të jap kontributin tim në komunitetin shqiptar. Politika e mirë është që si fillim të ndryshosh gjërat që nuk janë mirë te vetja e më pas te të tjerët. Shpesh herë ka një mllef dhe pakënaqësi te mënyra se si behet politikë. Kjo ndodh në çdo vend, por unë mendoj se si fillim ne duhet të gjejmë problemet te vetja jonë dhe më pas te të tjerët”, thotë ai ne nje interviste për 'Shekullin'.

Platforma e tij kishte në fokus edhe mësimin e gjuhës shqipe në shkollat gjermane ku ka shumë nxënës shqiptarë.

“Në platformën e programit tim në këto zgjedhje ku unë kandidoj si deputetë për të përfaqësuar bashkëvendësit e mi për periudhën 2020-2025, janë të shumta. Një fokus të veçantë do të jetë gjuha shqipe. Në çdo shkollë ku numri i fëmijëve shqiptarë kalon një numër të nxënësve të ketë mësim të gjuhës shqipe. Hamburgu të ketë programin plotësues në kanalin e H I në gjuhën shqipe ( 2 herë në javë). Në ministrinë e punëve të brendshme, të ketë materiale udhëzuese për plotësimin e dokumentacionit në gjuhën shqipe. Të zhvillohen platforma për mos asimilimin e emigrantëve si dhe të ndihmohen bashkëvendësit në integrimin e mëtejshëm në shtetin demokratik të Hamburgut”, shtoi Musa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064070224761963
array(1) { ["section"]=> string(124) "shqiptari-zgjidhet-deputet-ne-parlamentin-e-gjermanise-premtoi-mesim-te-gjuhes-shqipe-ne-shkollat-me-femije-shqiptare-196332" }