Shqiptari zihet me gruan në orën 01:00 të natës në Itali, bie nga ballkoni 4 metër i lartë dhe përfundon në spital

Publikuar tek: rajon, më 19:06 09-08-2020 Shqiptari zihet me gruan në orën 01:00 të natës në Itali, bie nga ballkoni 4 metër i lartë dhe përfundon në spital Ilustruese

Një burrë shqiptar është konfliktuar me bashkëshorten e tij rreth orës 01:00 të natës në Biellese në Itali, por ka përfunduar duke rënë nga ballkoni dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Shqiptari ishte në gjendje të alkoolizuar kur është grindur me gruan dhe ka filluar të shkatërrojë orenditë e shtëpisë.

Ai theu disa pjesë të mobiljeve, pastaj xhamat dhe në fund kur mbërritën karabinierët, u mbyll në një dhomë.

Për t'i shpëtuar arrestimit ai shkoi në ballkon, ku për fatin e tij të keq rrëshkiti dhe ra nga lartësia 4 metër.

Ai ndodhet në spital nën ruajtjen e karabinierëve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069079399108887
array(1) { ["section"]=> string(120) "shqiptari-zihet-me-gruan-ne-oren-01-00-te-nates-ne-itali-bie-nga-ballkoni-4-meter-i-larte-dhe-perfundon-ne-spital-216608" }