Të veshur si policë, shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:12 20-11-2020 Të veshur si policë, shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (EMRI) Foto-ilustruese

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati.  

Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u qëllua 6 herë. Ngjarja ndodhi në zonën rezidenciale në rrugën "Leon Febres-Cordero" në Spanjë.

Sipas policisë në rajonin e La Aurora krimi u regjistrua në orën 05:00 dhe sipas raporteve të para, rojet ishin nënshtruar nga burra të armatosur që më vonë mbërritën në shtëpinë ku jetonte i huaji.

"Vrasësit ishin veshur si policë. Viktima mori të paktën gjashtë të shtëna pushke,"-tha prokurori Ëalter Jaramillo.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër.

Policia spanjolle ka shoqëruar disa persona si autorë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk e ka bërë as për Nanon, Berishën, Ramën dhe Bashën, ja kush e ‘detyroi’ Fevziun të dalë për herë të parë te dera e ‘Klan-it’ (VIDEO)
URGJENTE! Bamirësi Elvis Naçi kërkon ndihmë për rastin e Elifit, vogëlushes me tumor në kokë: Kërkohen 20 mijë euro për trajtimin »
Article Logic
Execution time: 0.018123865127563
array(1) { ["section"]=> string(89) "shqiptarit-i-zene-prite-ne-spanje-te-veshur-si-police-ekzekutohet-me-6-plumba-emri-228530" }