Shqiptarja Alketa Selimaj në garë për deputete federale në Blegjikë, Agron Shehaj bën thirrje për mbështetje

Publikuar tek: politike, më 20:13 24-05-2019 Shqiptarja Alketa Selimaj në garë për deputete federale në Blegjikë, Agron Shehaj bën thirrje për mbështetje

Alketa Selimaj është kandidatja shqiptare e partisë CDH në Blegjikë, në garën për deputete federale për Parlamentin Europian.

Selimaj aderon në partinë Qendra Demokrate Humaniste (CDH) një parti e qendrës së Djathtë, anëtare e Partive Popullore ku aderon edhe Partia Demokratike. Ajo njihet në Belgjikë për aktivizimin e saj dhe si themeluese e shoqatës së parë për femrat atje, duke ndihmuar shumë vajza, gra dhe nëna, që të integrohen e të ecin përpara

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj bën thirrje që çdo shtetas shqiptar që jeton në Belgjikë dhe që ka të drejtë vote të mbështesë Alketa Selimajn në garën për deputete federale, e cila renditet e 5-ta në listën e CDH.

SHKRIMI I PLOTË I AGRON SHEHAJT:

Miq të dashur, bashkëqytetarë dhe bashkëkombas që jetoni në Belgjikë. Në zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë, me 26 Maj, për Parlamentin Europian, në disa vende të BE, ka parti që kanë në listat e tyre kandidatë shqiptarë. Kjo është një shenjë e integrimit dhe e suksesit të njerëzve tanë. Ata janë shembull frymëzimi dhe krenarie për arritjet e tyre, falë talentit, kurajos dhe punës së palodhshme.

Në Belgjikë, spikat Alketa Selimaj. Ajo renditet e pesta për deputete federale, në Partinë CDH.

CDH, Qendra Demokrate Humaniste, është një parti e qendrës së Djathtë, anëtare e Partive Popullore ku aderon edhe Partia Demokratike.

Alketa është një vajze e shkelqyer dhe njihet nga bashkëqytetarët tanë në Belgjikë për aktivizimin e saj. Si themeluese e shoqatës së parë për femrat atje, ajo ka ndihmuar shumë vajza, gra dhe nëna, që të integrohen e të ecin përpara.

Zgjedhja në Parlamentin Europian e politikanëve shqiptarë do të ishte një sukses i jashtezakonshem dhe një mbështetje e padiskutueshme për vendin tonë në procesin e integrimit. Me Alketa Selimajn, Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, do të kenë një avokate të sigurtë, një zë më shumë në krah, drejt rrugës europiane.

Ndaj miq të dashur dhe bashkëkombas që jetoni në Belgjikë dhe gëzoni të drejtën e votës, mos ngurroni të tregoni mbështetjen për kandidaten Alketa Selimaj, numri 5 në listën e CDH, të Dielën me 26 maj.

60911103_396480904279286_7203804308909850624_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016961097717285
array(1) { ["section"]=> string(114) "shqiptarja-alketa-selimaj-ne-gare-per-deputete-federale-ne-blegjike-agron-shehaj-ben-thirrje-per-mbeshtetje-165583" }