Shqiptarja Ava Max publikon FOTO nga fëmijëria, prek me rrëfimin: U përballa me ankthin, më tallnin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:24 06-05-2019 Shqiptarja Ava Max publikon FOTO nga fëmijëria, prek me rrëfimin: U përballa me ankthin, më tallnin

Shqiptarja Amarda Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në një nga këngëtaret më të dashura për muzikën në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.

Ava ka treguar shpeshherë vështirësitë që ka kaluar për shkak të origjinës, madje ka deklaruar se në shkollë e tallnin.

Krahas kësaj këngëtarja tha se ndjehet krenare se është shqiptare, ndërsa ditën e sotme ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria ku shkruan se askush nuk e pranonte.

"Interneti është një vend qesharak. Çdokush dhe gjithçka duket perfekte. Ndërkohë që gjërat janë dukur të shkëlqyeshme në sipërfaqe, gjithmonë kam pasur vështirësi me veten time për t'u ndjerë e pranuar. Kur u rrita u përballa me ankthin, më tallnin dhe më bënë të besoj se unë nuk përshtatesha me modelin që shoqëria priste të isha. Shumë më vonë fillova të ndihesha rehat me të qenurit vetvetja me dallimet që përpiqesha t'i fshihja për shumë gjatë. Vetëm kur munda të dashuroj vërtetë veten, isha e lirë. E lirë për të qenë sërish unë, për të qenë kreative dhe të mos e humbisja veten. Kjo është historia e "Kjo jam unë". Shpresoj që t'ju duan dhe t'ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë."- shkruan Ava krahas fotos ku ka pozuar në moshë të vogël.

-640-0-5ccffde2d9131.jpg

rs_634x1024-180128150747-634-red-carpet-fashion-2018-grammy-awards-Ava-Max.jpg

t-ava-max-interview.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006702184677124
array(1) { ["section"]=> string(103) "shqiptarja-ava-max-publikon-foto-nga-femijeria-prek-me-rrefimin-u-perballa-me-ankthin-me-tallnin-163157" }