Shqiptarja Hatije Ismaili shpallet mjekja më e mirë në gjithë Slloveninë, dekorohet nga presidenti

Publikuar tek: rajon, më 13:57 29-09-2020 Shqiptarja Hatije Ismaili shpallet mjekja më e mirë në gjithë Slloveninë, dekorohet nga presidenti Mjekja e dekoruar

Mjekja gjinekologe Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”.

 

Kjo falë suksesit të saj në punë gjatë kohës së pandemisë, si profesioniste por edhe si njeri.

Ajo i bindi pacientët me qasjen e saj personale dhe dëshirën e sinqertë për t'i ndihmuar ata, jo vetëm si mjeke por edhe si njeri.

Ismaili ka lindur në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në shkollën Ismail Qemali, ku bëri dhe 2 vitet e para të gjimnazit.

Më pas ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë.

Pastaj ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Pasi disa ekperiencave të ndryshme ajo aktualisht punon në Novo Mesto të Sllovenisë.

Screenshot_6.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011717081069946
array(1) { ["section"]=> string(104) "shqiptarja-hatije-ismaili-shpallet-mjekja-me-e-mire-ne-gjithe-sllovenine-dekorohet-nga-presidenti-222100" }