Shqiptarja kandidon në zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës

Publikuar tek: bota, më 14:53 18-09-2015 Shqiptarja kandidon në zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës

Politikanja e re shqiptare, Nazmije Ismaili është nominuar nga Partia e të rinjve të FDP-së për të garuar në zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës. Ismaili është me prejardhje nga fshati Reçicë i komunës së Tetovës.

Ajo është angazhuar në parti par ady vitesh dhe shprehet e bindur se Partia Liberale i jep lirinë për të dëshmuar aftësitë në politikë.

Unë jam liberale sepse për mua janë shumë të rëndësishme vlerat si liria dhe vetëvendosja. Në politikë unë kam një rrugë dhe ajo është rruga liberale; as majtas, as djathtas, por drejt“, shprehet ajo për moton e kësaj gare politike.

Si femër që jam dua t’ju flas veçmas grave shqiptare që të mos presin nga të tjerët por të angazhohen vetë për të ardhmen e tyre. Jeta në Zvicër është shumë dinamike dhe ofron mundësi të shumta për angazhimin e femrës në politikë dhe në sfera të tjera të jetës shoqërore të këtij vendi”, shprehet Nazmije Ismaili.

Nazmije Ismaili ka lindur dhe është rritur në një familje 5-anëtarëshe në qytetin Arbon. Familja Ismaili është vendosur në Zvicër në vitet e 60-ta, tregon Nazmija. „Para meje dhe babait tim, këtu është vendosur dhe ka jetuar në fillim të vieteve të 60-ta gjyshi dhe gjyshja ime. Unë i takoj gjeneratës së tretë të migrimit të shqiptarëve në Zvicër“, tregon politikanja e re shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025808811187744
array(1) { ["section"]=> string(74) "shqiptarja-kandidon-ne-zgjedhjet-per-parlamentin-nacional-te-zvicres-21097" }