Shqiptarja mbante në rrugë pakon me 1 kg kokainë, policia e liron dhe zbulon 'BIZNESMENIN TRAFIKANT'

Publikuar tek: aktualitet, më 19:26 10-03-2018 Shqiptarja mbante në rrugë pakon me 1 kg kokainë, policia e liron dhe zbulon 'BIZNESMENIN TRAFIKANT'

Agjentët e policisë së Chioggia kishin dyshuar me të drejtë.

Ndoqën sjelljen e dy grave që vërtiteshin nëpër rrugët e Sottomarinës, dhe vendosën për të ndërhyrë. Dhe pikërisht në atë cast, shtetësja Angjeli Zoka, me kombësi shqiptare, dorëzoi tek policia pakon që mbante në dorë me një kile kokainë, që duhej të shpërndahej në zonë.

Dhe ndoshta, ishte pakoja me drogë që e bënte nervoze gruan që mendoi më mirë ta dorëzonte sesa ta pësonte më keq, shkruajnë mediat italiane. Por pikërisht në moment, agjentët vendosën të mos e marrin pakon, për të kuptuar se ku do e dorëzonte shqiptarja, dhe për të zbuluar nëse kishte një rrjet droge.

Hetimet cuan agjentët në shtëpinë e një banori të Chioggia, Fabio Godino, 57 vjeç, një ndër pronarët e Gosped, një agjenci e njohur e transportit detar në portin e Chioggia-s. Policia krehu gjithë zonën, duke gjetur edhe 200 gramë të tjera kokainë. U vendosën menjëherë në pranga gruaja shqiptare dhe Fabio Godino që në vitin 2005, ishte dënuar njëherë për trafik kokaine nga Spanja.

E ndërsa deri pak kohë më parë mendohej se linja e trafikut vinte nga vendet e Amerikës Latine dhe nga Spanja, arrestimi I shqiptares po I con hetuesit drejt një piste të re, me zinxhir furnizimi në Ballkan, duke dyshuar se në Chioggia droga vjen nga deti ose nëpërmjet doganave te vendeve të lindjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I thotë je i paqartë, Arben Imami I NGRE ZËRIN GAZETARES në emision: Ju të detyroni…
114 mijë euro CASH dhe 12 KILE KOKAINË, tre shqiptarët kapen në parkimin e një supermarketi (NGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.011148929595947
array(1) { ["section"]=> string(104) "shqiptarja-mbante-ne-rruge-pakon-me-1-kg-kokaine-policia-e-liron-dhe-zbulon-biznesmenin-trafikant-112849" }