Shqiptarja sulmon policen në stacionin hekurudhor në Gjermani, efektivja i nënshtrohet operacionit

Publikuar tek: bota, më 07:46 24-10-2017 Shqiptarja sulmon policen në stacionin hekurudhor në Gjermani, efektivja i nënshtrohet operacionit ilustruese

Një grua 30- vjeçare rreth orës 6 të mëngjesit ka plagosur rëndë një police në Heilbronn të Gjermanisë.

Efektivja në kuadrin e një patrulle po bënte një kontrollim rutinor ndërsa një grua ishte e shtrirë në një bankë në Stacionin Hekurudhor të qytetit, shkruan heilbronnerstime.de.

Fillimisht policja ka dashur të flasë me gruan dhe ka provuar ta zgjonte nga gjumi. Kur policja i ka kërkuar dokumentet, gruaja me shtetësi kosovare, e alkoolizuar rëndë, e ka goditur atë, transmeton albinfo.ch. Aq e fortë ka qenë goditja me këmbë në gjunj sa polices i është dashur t`i nënshtrohej trajtimit mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë më.

Kosovarja me qëndrim në Hanover të Gjermanisë do të paditet për fyerje dhe shkaktim lëndimi trupor. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtari i njohur torturohet dhe vritet mizorisht vetëm se ishte GAY (FOTO)
VIDEO SHOKUESE: Babai vret veten live në Facebook me pistoletë, shkak e bija (PAMJE TË RËNDA) »
Article Logic
Execution time: 0.011208057403564
array(1) { ["section"]=> string(103) "shqiptarja-sulmon-policen-ne-stacionin-hekurudhor-ne-gjermani-efektivja-i-nenshtrohet-operacionit-96976" }