Shqyrtoi çështjen e Dritan Dajtit, Vettingu ‘djeg’ gjyqtaren e Apelit në Shkodër, probleme me pasurinë

Publikuar tek: barometri, më 14:39 07-08-2020 Shqyrtoi çështjen e Dritan Dajtit, Vettingu ‘djeg’ gjyqtaren e Apelit në Shkodër, probleme me pasurinë

Lindita Hoxha, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër është shkarkuar nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancës dëgjimore të së hënës evidentoi gjetjet për të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Ajo ka bërë deklarime të pasakta të pasurive dhe burimeve të krijimit.

Lindita Hoxha  prej vitit 2003 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. Në vitin e 2019, Hoxha ishte një nga 5 gjyqtarët e Apelit që shqyrtuan çështjen e uljes së masës së dënimit ndaj Dritan Dajtit, por ajo ishte kundër uljes së dënimit.

Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve, por Hoxha së bashku me ish-kreun e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha ishin kundër uljes së dënimit të Dajtit, nga dënim të përjetshëm në 25 vjet heqje lirie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012141942977905
array(1) { ["section"]=> string(105) "shqyrtoi-ceshtjen-e-dritan-dajtit-vettingu-djeg-gjyqtaren-e-apelit-ne-shkoder-probleme-me-pasurine-216401" }