Shtatë cilësi që fëmijët duhet të përsosin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:16 06-03-2015 Shtatë cilësi që fëmijët duhet të përsosin

Disa cilësi që duhet të keni prasysh për t’i përmirësuar tek fëmijët tuaj…

1) Leximi

Sapo fëmija mëson të lexojë është e rëndësishme të vazhdojë të lexojë libra apo artikuj me interes për të. Të lexuarit zhvillon gjuhën dhe të menduarit. Fëmijët që lexojnë jo vetëm që kanë një gramatikë komplekse në fjalitë e tyre, por kanë një fjalor shumë të zgjeruar krahasuar me ata që nuk lexojnë.

2) Kurioziteti

Fëmijët karakterizohen nga dëshira për të zbuluar gjëra të reja, por shkolla nuk e stimulon shumë këtë cilësi. Në fakt kur fëmijët hyjnë në shkollë, bëjnë më pak pyetje, eksplorojnë më rrallë dhe iu ulet kurioziteti. Një nga ironitë e sistemeve edukative është pikërisht mposhtja e instiktit të të zbuluarit të gjërave të reja dhe ndjekjes së zbulimeve dhe shpikjeve shkencore.

3) Të menduarit fleksibël dhe përdorimi i fakteve

Një nga kapacitetet më të mira që fitohen në shkollë është të menduarit e situatës në mënyra të ndryshme dhe zakonisht kjo testohet tek studentët. Pse të mos jetë në fokus si aftësi që në moshë të vogël? Ese me temë “Përshkruaje veten nga këndvështrimi i shokut” do të ishin shumë të mira për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë perspektivat e të tjerëve dhe të zhvillojnë të menduarin fleksibël .

4) Bashkëbisedimi

Bashkëbisedimet janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e fëmijëve dhe janë baza e ndërtimit të aftësive të tjera. Studimet tregojnë se roli i të rriturve është thelbësor në krijimin e aftësive të mira të bashkëbisedimit, ndaj mësuesi në shkollë dhe prindërit në shtëpi janë faktorë kyç të zhvillimit të kësaj aftësie.

5) Bashkëpunimi

Një nga rezultatet më domethënëse në psikologjinë e zhvillimit është fakti që fëmijët mësojnë si ta trajtojnë njëri-tjetrin nga mënyra si të rriturit i trajtojnë ata. Bashkëpunimi i suksesshëm lind nga mirësjellja dhe trajtimi i respektueshëm i tjetrit. Ndaj është e rëndësishme që jo vetëm të matim punën në grup të fëmijëve, por gjithashtu të vemë re dhe bashkëpunimin mes mësuesve.

6) Angazhimi

Filozofi i edukimit Harry Brighouse sugjeroi se aftësia për të menduar njëzet minuta rresht rreth të njëjtës çështje është një nga aftësitë konjitive më të rëndësishme që mësojmë në shkollë. Disa fëmijë e arrinë këtë me lehtësi, ndërsa disa të tjerë jo. Pavarësisht aftësive të tyre, ambjenti duhet të ofrojë mundësi për angazhim të plotë të fëmijës.

7) Mirëqënja

Fillimisht fëmijët duhet të ndjehen mirë. Ndaj ne duhet t’i pyesim shpesh ata se si ndjehen. Studimet psikologjike kanë treguar se raportet e njerëzve janë shumë të besueshme kur ata pyeten për mirëqënjen e tyre. Analizat e rrëfimeve të tyre krijojnë pasqyra të sakta të problematikave të cilat duhet të trajtojmë.

*Bebja.com

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017092943191528
array(1) { ["section"]=> string(47) "shtate-cilesi-qe-femijet-duhet-te-persosin-5196" }