Në Gjermani, nga janari deri në mars është dyfishuar numri i kërkesave për azil nga shqiptarët. Gjatë këtij muaji kanë dalë jashtë Shqipërisë rreth 278 mijë shqiptarë, për të cilët nuk ka statistikë të saktë se sa prej tyre janë azilkërkues.
Por çfarë rrugësh ndjekin ata për t’ia dalë mbanë? Shtatë janë rrugët e eksodit të shqiptarëve. Dy nisin nga portet e Durrësit dhe të Vlorës dhe të tjerat nga Morina, Muriqani, Kapshtica dhe Kakavija. Azilantët nuk udhëtojnë me avion, por zgjedhin tragetin dhe autobusët.
Dy itineraret e para janë: Vlorë-Brindisi-Milano-Gjermani dhe Durrës-Bari-Ankona-Gjermani. Më pas, renditen edhe Kukës-Prizren-Maqedoni-Serbi-Hungari, Kukës-Prishtinë-Serbi-Hungari dhe Muriqan-Mal i Zi-Kroaci-Slloveni-Austri. Azilantet zgjedhin edhe daljet e jugut: Devoll-Selanik-Frankfurt, Kakavijë-Igumenicë-Itali-Gjermani dh eMuriqan-Mal i Zi-Kroaci-Slloveni-Austri.
Rrugët e eksodit
- Vlorë-Brindisi-Milano-Gjermani
- Durrës-Bari/Ankona-Gjermani
- Kukës-Prizren-Maqedoni-Serbi-Hungari
- Kukës-Prishtinë-Serbi-Hungari
- Devoll-Selanik-Frankfurt
- Kakavijë-Igumenicë-Itali-Gjermani
- Muriqan-Mal i Zi-Kroaci-Slloveni-Austri
Numri i azilkërkuesve shqiptarë
Janar-2295 kërkesa (Gjermani 1598, Francë 188, Suedi 100, Belgjikë 47)
Shkurt-2091 kërkesa (Gjermani 1735, Francë 187, Suedi 130, Belgjikë 39)
Mars-3281 kërkesa (Gjermani 3020, Francë 215, Belgjikë 46)
Prill-277455 dalje jashtë Shqipërisë(nuk ka ende statistika të sakta për kërkesat për azil)