Shtatzënë për herë të dytë/ Fansat i thonë se ç'duhet të hajë, Arbana Osmani: Çdo nënë e di vetë se... (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:41 27-06-2020 Shtatzënë për herë të dytë/ Fansat i thonë se ç'duhet të hajë, Arbana Osmani: Çdo nënë e di vetë se... (FOTO) Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani, rreth dy muaj më parë dha lajmin se është në pritje të një fëmije.

Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër dhe për këtë nuk ngurojnë të flasin herë pas here.

Arbana shpesh ndan në 'Instagram' me ndjekësit ushqimet që gatuan, si duket ndjekësit i komentojnë që duhet të jetë më e kujdeshme me ushqimin që konsumon gjatë shtatzanisë.

Moderatorja ka vendosur që t’i përgjigjet ndjekësve duke i falenderuar për sugjerimet.

Ajo është shprehur se gatuan shumë, por ato ushqime janë për miqtë e saj. Ndër të tjera Arbana është shprehur se e di çfarë është e shëndetshme për të dhe fëmijën që do të sjellë në jetë, ndaj po tregon kujdes maksimal sa i përket ushqimit.

“Duke ju falenderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesjen, më duhet t’ju them që jo çdo gjë që gatuaj e konsumoj unë. Shpeshherë (e sidomos tani), gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë të cilët nuk do t’i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose që mua nuk më pëlqejnë. Më besoni që do isha shumë e mërzitshme nëse do publikoja vetëm gatimet e mia “të shëndetshme” (dhe kalorike) që po ha këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim shumë i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat, edhe sa i takon ushqimit. Besoj që çdo nënë e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për fëmijën që do sjellë në jetë. Ju dua” shkruan moderatorja në postimin e saj.

Screenshot_4_copy.png

Screenshot_5.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011864900588989
array(1) { ["section"]=> string(108) "shtatzene-per-here-te-dyte-fansat-i-thone-se-c-duhet-te-haje-arbana-osmani-cdo-nene-e-di-vete-se-foto-211956" }