Shtëllungat e tymit duken në gjithë Elbasanin, FOTO nga djegia e servisit, 3 zjarrfikëse në betejë me flakët

Publikuar tek: aktualitet, më 07:10 24-10-2020 Shtëllungat e tymit duken në gjithë Elbasanin, FOTO nga djegia e servisit, 3 zjarrfikëse në betejë me flakët Nga vendngjarja

Pamjet e mësipërme janë shkrepur mëngjesin e sotëm dhe tregojnë shtëllungat e tymit që duken nga i gjithë Elbasani. Ato janë shtëllungat e tymit të servisit dhe pikës së pjesëve të këmbimit për makinat që është përshirë nga flakët dhe vijon të digjet dhe momentalisht,.

Shkaqet e zjarrit në servis nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në garazhin e servisit kanë qenë dhe dy automjete të cilat janë djegur gjithashtu. Biznesi ndodhet në rrugën Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik.

Aktualisht në vendngjarje janë tre makina të zjarrfikëses dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll e më pas për të shuar flakët.

"Më datë 24.10.2020, rret orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin  Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B.,  banues në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi. Dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Nga vendngjarja:

fdd50a9a-a12b-4a23-8aac-1f51ad566df3_copy.jpg

87eb7490-3dba-4fb9-9637-8712b5ca8a61-1_copy.jpg

5df4c732-031b-4ae7-b584-67c369a5d045-1.jpg

2fa2af7c-85ae-4230-9762-6cca2e2b8023-1.jpg

8fc80c5a-ecc9-489a-b684-3f282652302d.jpg

7ff4fb19-af5c-41b0-9b38-afc4427d8065.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U shoqërua forcërisht në Polici, ish-deputeti kaubojs i shkruan Ramës: Pjerin Ndreu i tha efektivëve ‘mos lejoni njerëz të padëshiruar’, ata më kapën...
I bëri sfidë Curri, studiuesi Erald Kapri publikon dokumentin: Shqipëria ka hequr ligjin e luftës në 1946 »
Article Logic
Execution time: 0.0060529708862305
array(1) { ["section"]=> string(113) "shtellungat-e-tymit-duken-ne-gjithe-elbasanin-foto-nga-djegia-e-servisit-3-zjarrfikese-ne-beteje-me-flaket-224949" }