Shtëpi pa qira në këmbim të favoreve seksuale, zbardhen dëshmitë tronditëse (Video)

Publikuar tek: bota, më 19:04 27-08-2018 Shtëpi pa qira në këmbim të favoreve seksuale, zbardhen dëshmitë tronditëse (Video)

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Britaninë e Madhe, ku mijëra vajza të reja detyrohen të ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të një çatie mbi kokë.

Investigimi i realizuar nga BBC tregon se fenomeni ka marrë përmasa të mëdha për shkak të gjendjes së keqe ekonomike të rinisë, kryesisht studenteve femra.

Ellie, një 24-vjeçare që kërkon një shtëpi me qira, pranon të vendosë kamerën e fshehtë si pjesë e investigimit.

“Nuk po bëj ndonjë gjë të gabuar...s’është thjeshtë për seks, është më tepër për shoqëri”, i thotë pronari i një banese 24-vjeçares.

Ndërsa një tjetër tregohet më i drejtpërdrejtë: “Mund të flesh pa para te ajo kabina e drurit, por duhet ta lemë 1 herë në javë, të takohemi për marrëdhënie seksuale”.

Sipas statistikave, në vetëm 5 vitet e fundit në Britaninë e Madhe, të paktën 250 mijë femrave iu është kërkuar favor seksual në këmbim të qirasë të paguar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061640739440918
array(1) { ["section"]=> string(87) "shtepi-pa-qira-ne-kembim-te-favoreve-seksuale-zbardhen-deshmite-tronditese-video-132356" }