Shtëpi të rrënuara dhe fëmijë që qajnë, 100 shtetet në Konferencën e Donatorëve shohin pamjet e dhimbshme nga tërmeti i 26 nëntorit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:36 17-02-2020 Shtëpi të rrënuara dhe fëmijë që qajnë, 100 shtetet në Konferencën e Donatorëve shohin pamjet e dhimbshme nga tërmeti i 26 nëntorit Pamje nga tërmeti

Gjatë zhvillimit të Konferencës së Donatorëve, pas fjalës së zyrtarëve europianë dhe kryeministrit Rama, në monitorin e madh janë shfaqur pamje nga ajo ç'ka la pas tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019.

Janë plot 100 shtete pjesmarrëve, që kanë parë momentet e dhimbshme, të familjeve të prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Shtëpi të rrënuara, familje të pastreha dhe fëmijë që qajnë. Këto janë pamjet prekëse të shfaqura në Bruksel, në Konferencën e Donatorëve.

dokumentari.jpg

Më herët, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, tha se përtej 15 milionë eurove dhe donacioneve të tjera nga shtetet pjesmarrëve, Shqipërisë do t'i dhurohen edhe 100 milionë euro të tjera nga buxheti europian.

Më tej në fjalën e tij, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se të gjitha shtetet kanë shprehur vullnetin e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë dhe optimist deklaroi se Konferenca e donatorëve do të ketë sukses.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066888332366943
array(1) { ["section"]=> string(137) "shtepi-te-rrenuara-dhe-femije-qe-qajne-100-shtetet-ne-konferencen-e-donatoreve-shohin-pamjet-e-dhimbshme-nga-termeti-i-26-nentorit-195513" }