Shtëpia e Bardhë kufizon hyrjen në transkriptet e telefonatave të Trump me liderët e huaj

Publikuar tek: bota, më 18:20 28-09-2019 Shtëpia e Bardhë kufizon hyrjen në transkriptet e telefonatave të Trump me liderët e huaj Presidenti i SHBA Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka kufizuar hyrjen në transkriptet e telefonatave të Presidentit Donald Trump me disa prej liderëve të huaj.

Mediat amerikane bëjnë me dije se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë bllokuar transkriptet e Trump me disa prej liderëve të huaj, si me presidentin e Rusisë Vladimir Putin apo dhe princin saudit të kurorës. Sipas BBC, transkriptet janë kufizuar si përpjekje për të kufizuar rrjedhjen e informacionit.

Deri tani Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar në lidhje me pretendimet raporton newsbomb.al, të cilat pasojnë nisjen e procedurave nga demokratët në Kongres për “impeachment”, ose hetimin mbi presidentin.

Demokratët filluan hetimin pasi transkriptimi i një telefonate të 25 korrikut zbuloi se Presidenti Trump shtyu homologun ukrainas Volodymyr Zelensky për të hetuar kandidatin për president presidencial Joe Biden.

Një zyrtar nga komuniteti i inteligjencës ka akuzuar Trump për "përdorimin e pushtetit të tij për të kërkuar ndërhyrje nga një vend i huaj në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020”, raporton newsbomb.al.

Të Premten Shtëpia e Bardhë konfirmoi që transkripti i publikuar në media ishte vendosur në një sistem të veçantë për informacione shumë të klasifikuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091848373413086
array(1) { ["section"]=> string(96) "shtepia-e-bardhe-kufizon-hyrjen-ne-transkriptet-e-telefonatave-te-trump-me-lideret-e-huaj-180120" }