Shtëpia e Bardhë urdhër ambasadorëve politikë: Të jeni dorëhequr deri më 20 janar

Publikuar tek: bota, më 16:52 07-01-2017 Shtëpia e Bardhë urdhër ambasadorëve politikë: Të jeni dorëhequr deri më 20 janar

Shtëpia e Bardhë i ka udhëzuar të gjithë ambasadorët amerikanë që janë të emëruar politikë që të kenë dhënë dorëheqjen më 20 janar, ditën e inaugurimit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha të premten se kjo është "një praktikë e zakonshme, tipike", raporton Voa.

"Kur je i emëruar politik për këtë apo çdo administratë tjetër, nuk ke pritshmëri që të qendrosh në detyrë kur fillon punën administrata tjetër. Kështu funksionon. Për diplomatët e karrierës, nuk ka pasur një udhëzim të tillë, nuk kërkohet që ata të paraqesin dorëheqjen në fund të mandatit (presidencial)".

70 për qind e ambasadorëve amerikanë në gjithë botën janë diplomatë karriere.

“Ambasadorët e emëruar politikisht po thirren sepse janë përfaqësues së administratës së Presidentit Obama", sipas presidentit Akademisë Amerikane të Diplomacisë, Ronald Neumann.

Lexo edhe: Paralajmërimi i Trump për të shkarkuar ambasadorët politikë, sa rrezikojnë Donald Lu në Shqipëri dhe Delawie në Kosovë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptarët bëhen bashkë edhe në Francë, kundërshtojnë para gjykatës arrestimin e Haradinajt
Ky është personi që do emërohet nga Trump në krye të Shërbimeve Sekrete »
Article Logic
Execution time: 0.01158595085144
array(1) { ["section"]=> string(86) "shtepia-e-bardhe-urdher-ambasadoreve-politike-te-jeni-dorehequr-deri-me-20-janar-64872" }