Shtëpia me Gjethe, Muzeu i inauguruar nga Rama, ka të skalitur emrin e GRAMOZ RUÇIT

Publikuar tek: politike, më 15:23 10-09-2017 Shtëpia me Gjethe, Muzeu i inauguruar nga Rama, ka të skalitur emrin e GRAMOZ RUÇIT

Duket se shumë shpejt do të ketë ndryshime në muret e Shtepisë me Gjethe, muzeut të sigurimit të shtetit në qendër të kryeqytetit, që tregon për persekutimin e Sigurimit të Shtetit para viteve ’90 e në fillimet e tranzicionit.

 Në skemën e vendosur në murin ballor, dallohet edhe emri i Gramoz Ruçit që ka qenë ndër ministrat e fundit të brendshëm të kohës së tranzicionit.

Shtëpia me gjethe, dhënë si një projekt për një kompani private pas dy projekteve të mëparshme Bunkart 1 dhe Bunkart 2, u kthye në një atraksion për turistët, dhe u inaugurua në janar 2015 nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Që në promovimin dhe hapjen e Shtëpisë me Gjethe përpara trupit diplomatik, pati kuriozitet nga qytetarët por dhe mediat ndërkombëtare.

Në murin kryesor të shtëpisë, është akoma skema e funksionimit të piramidës shtetërore sesi ndodhte persekutimi në Shqipëri. Ndër emrat e skicuar është edhe ai I Ruçit. Ndoshta në ditët në vazhdim, me zgjedhjen e Ruçit në krye të kuvendit, do të duhet që edhe kuratorët e Shtëpisë me Gjethe të rishohin detajin që do të hapë shumë polemika.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832
array(1) { ["section"]=> string(87) "shtepia-me-gjethe-muzeu-i-inauguruar-nga-rama-ka-te-skalitur-emrin-e-gramoz-rucit-91832" }