Shtëpitë e pushimit me qira, TATIMET japin informacion të rëndësishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 12:32 20-08-2018 Shtëpitë e pushimit me qira, TATIMET japin informacion të rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton personat e paregjistruar në lidhje me detyrimin për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e shtëpive apo apartamenteve.

Gjatë sezonit turistik, Administrata Tatimore i ka kushtuar vëmendje të veçantë, garantimit të përmbushjes vullnetare të këtij detyrimi nga ana e individëve, të cilët shfrytëzojnë këto mjedise për pushimet verore. AT, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të identifikuar këto transaksione.

Individi, përfitues i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.

Deklarimi kryhet vetëm elektonikisht, sipas hapave të mëposhtëm:

- Hyni në faqen zyrare: ëëë.tatime.gov.al

- Në menynë “e-Shërbime” zgjidhet rubrika “individët”, në të cilën klikohet për të aksesuar llogarinë e deklarimit elektronik.

- Hapni dritaren e aksesimit në llogari, ku si emër përdoruesi vendoset numri personal (sipas Kartës së Identitetit dhe jepet fjalëkalimi përkatës).

- Për të aksesuar llogarinë, duhet të zgjidhet: “E lexova dhe bie dakord me termat dhe kushtet”.

- Me hyrjen në llogari, në menynë “Deklarata” zgjidhet “Tatimi në Burim”.

- Tek rubrika “Deklarata të padorëzuara” listohen deklaratat, që duhet të plotësohen.

- Zgjidhet periudha për të cilën do të kryhet deklarimi.

Individi përfitues i të ardhurave, plotëson rubrikën 15 “Pagesat për qiratë” të deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, duke hedhur shumën mujore të përfituar nga qiratë dhe tatimin e llogaritur në masën 15%.

Duke klikuar butonin “Dorëzo”, deklarimi përfundon dhe dorëzohet në Administratën Tatimore.

Pas dorëzimit, deklarata mund të printohet për efekt dokumenti, duke klikuar butonin “Printo”.

Për kryerjen e pagesës, individi, përfitues i të ardhurave, në menynë “Deklarata të dorëzuara”, zgjedh periudhën përkatëse dhe shtyp butonin “Printo Urdhër Pagesë”. Ky urdhër i printuar shërben për të kryer pagesën në sportelet e bankave të nicvelit të dytë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kujton tatimpaguesve se përmbushja vullnetare e detyrimeve, përveçse është një detyrim ligjor, vlerësohet edhe si një akt qytetar, që vullnetin për forcimin e shtetit ligjor.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024952173233032
array(1) { ["section"]=> string(75) "shtepite-e-pushimit-me-qira-tatimet-japin-informacion-te-rendesishem-131636" }