Shtetasi serb kapet me dy dronë në Qafë-Thanë, kreu i doganës tregon ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 22:10 15-09-2015 Shtetasi serb kapet me dy dronë në Qafë-Thanë, kreu i doganës tregon ngjarjen

Kreu i Doganës së Qafë-Thanës, Olsi Ikonomi ka reaguar pas publikimit të lajmit se një shtetas serb është ndaluar në pikën kufitare pasi në makinë kishte dy dronë. Sipas Ikonomit, ka qenë vetë shtetasi serb, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ai që ka deklaruar në respekt të procedurave se në mjet kishte 2 dronë, të porositura nga një kompani shqiptare me qendër në Tiranë.

“Janë kryer procedurat e deklarimit për dronat të cilat ai tregoi se i kishte në një çantë në mjetin e tij. Zhdoganimi do të behet tek dogana në kryeqytet”, ka deklaruar Ikonomi.

Shtetasi serb shoqërohet edhe nga dy të tjerë në momentin që është ndaluar nga autoritetet shqiptare.


Policia shqiptare ka ndaluar tre shtetas të Serbisë në pikën kufitare të Qaf-Thanës pasi në automjetin e tyre është gjetur një dron profesional.

Menjëherë sapo kanë identifikuar dronin, policia e ka sekuestruar atë dhe ka shoqëruar tre serbët të cilët po merren në pyetje. Autoritetet vendase besojnë se droni do të përdorej në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Elbasan Arena, si një hakmarrje për ngjarjen e ndodhur një vit më parë në Beograd.  

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tre shtetasve serbë të ndaluar nga policia shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Identifikohen viktimat e aksidentit në Laç, u përplasën nga një automjet
Kush është ish- i burgosuri i Guantanamos, tashmë picier në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.012614011764526
array(1) { ["section"]=> string(82) "shtetasi-serb-kapet-me-dy-drone-ne-qafe-thane-kreu-i-doganes-tregon-ngjarjen-20869" }