Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpallin luftë Bandës MS-13

Publikuar tek: bota, më 20:08 24-10-2017 Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpallin luftë Bandës MS-13

Prokurori i Përgjithëshëm i Shteteve të Bashkuara Jeff Sessions e ka zyrtarizuar tashmë prioritetin ndaj bandës kriminale MS-13.

Programi i Departamentit të Drejtësisë që lufton trafikun e drogës dhe pastrimin e parave tashmë ka në listën e prioriteteve edhe bandën MS-13 me pjestarë kryesisht nga El-Salvador.

Zoti Sessions u tha anëtarëve të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë në Filadelfia se përcaktimi i organizatës MS-13 si prioritet, i mundëson organet e rendit për drogën dhe krimin që të vënë në shënjestër organizatës përmes një sërë hallkash ligjore.

“Këto ekipe të posaçme formojnë një koalicion të gjerë prokurorësh federalë si dhe shumë organe të rendit si DEA, FBI, ATF, organet e imigracionit dhe taksave, departamenti i punës, sherbimi sekret e shumë e shumë agjenci e organe të tjera. Të gjitha kanë një objektiv, të ndjekin bandat kriminale dhe trafikantët e drogës në nivelet më të larta.”

Me dhjetëra mijëra anëtarë në mbarë botën dhe Shtetet e Bashkuara, MS-13 është e vetmja bandë e cilësuar nga Departamenti i Thesarit si organizatë kriminale ndërkombëtare. Njoftimi shënon hapin e fundit nga Departamenti i Drejtësisë për të përmbushur zotimin e Presidentit Donald Trump për të ç’rrenjosur bandën kriminale MS-13, shkruan Zëri i Amerikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestuesi gjuan Donald Trump-in me flamurin rus (Video)
Paralajmëron Erdogan: Ja çfarë e pret Evropën »
Article Logic
Execution time: 0.011078119277954
array(1) { ["section"]=> string(67) "shtetet-e-bashkuara-te-amerikes-i-shpallin-lufte-bandes-ms-13-97075" }