Shtetet e fuqishme sërish thirrje Kosovës: Hiq taksën me Serbinë!

Publikuar tek: rajon, më 16:07 13-08-2019 Shtetet e fuqishme sërish thirrje Kosovës: Hiq taksën me Serbinë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet.

“Kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shteteve.

Më tej në deklaratë citohet se vendet janë gatshme të forcojnë rolin e tyre në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por kjo mund të bëhet vetëm kur jepen shenja të gatishmërisë për kompromis.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, përfundon deklarata e përbashkët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.095778942108154
array(1) { ["section"]=> string(70) "shtetet-e-fuqishme-serish-thirrje-kosoves-hiq-taksen-me-serbine-175222" }