Shtetet “e ndërtuara” prej rrjeteve sociale, ja kujt i përkasin

Publikuar tek: ekonomi, më 11:15 04-03-2017 Shtetet “e ndërtuara”  prej rrjeteve sociale, ja kujt i përkasin

Rëndësia e teknologjisë dixhitale po kalon çdo pritshmëri dhe po thyen çdo kufi fizik si një prej trendeve më të rëndësishme të Revolucionit të 4-t Industrial.

Duke u bazuar tek sudimi i kryer gjatë 2016-s, "Monitor" shkruan se nëse rrjetet sociale do ishin shtete do ndaheshin në këtë mënyrë: 

Facebook-u

Sipas të dhënave të publikuara nga të gjitha studimet e vitit 2016, gjiganti i rrjetit social Facebook, deklaroi se numri i përdoruesve të tij ka shkuar në 1.86 miliardë, rreth 17 për qind më shumë se një vit më parë. Kjo shifër është afërsisht e njëjtë me atë të Kinës, e cila ka rreth 1.37 miliardë banorë, prandaj Facebook-u është Kina.

WhatsApp-i

Edhe pse nuk është një rrjet social, gjiganti i mesazheve, ËhatsApp, ka një numër prej 1.2 miliardë përdoruesish që e përdorin atë çdo muaj. Kjo shifër është afërsisht e njëjtë me numrin e banorëve në Indi, me 1.26 miliardë banorë, prandaj India është ËhatsApp-i. Nga ky aplikacion dërgohen rreth 10 miliardë mesazhe, foto dhe video çdo ditë.

Instagram-i
Nga publikimi i fotove dhe videove në Instagram gjatë 2015-s, u llogarit se ky rrjet kishte afërsisht 400 milionë përdorues aktivë në botë, shifër kjo e cila është rritur në 600 milionë gjatë vitit 2016. Numrin më të madh të përdoruesve në botë e ka kontinenti amerikan, shifër kjo që pritet të shkojë deri në 95 milionë në 2020.

Twitter-i
Ky rrjet social, edhe pse me një kufizim për postime deri në 140 karaktere, vazhdon të ketë rreth 371 përdorues aktivë në muaj, rreth 80 për qind e tyre jetojnë në kontinentin amerikan. Por krahasuar me rrjetet e tjera, numri i përdoruesve të Tëitter-it është ulur.

LinkedIn-i 
Numri i përdoruesve të LinkedIn-it ka shkuar në 100 milionë në muaj, ndërsa numri i përdoruesve që kanë një llogari por që nuk janë aktivë me anë të postimeve të tyre shkon në 400 milionë. Nëse ky rrjet social do të krahasohej me një shtet, ai do të ishte Republika e Filipineve.

Google + dhe Snapchat-i

Ndërsa Google + dhe Snapchat-i do të ishin Indonezia dhe Etiopia.

shtete.png

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090920925140381
array(1) { ["section"]=> string(66) "shtetet-e-ndertuara-prej-rrjeteve-sociale-ja-kujt-i-perkasin-70733" }