Shtetet në të cilat këta artistë nuk preferohen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:02 25-02-2015 Shtetet në të cilat këta artistë nuk preferohen

Edhe pse në botën e tyre bëjnë shumë dhe janë shumë të dashur për fansat, disa prej tyre nuk janë të mirëpritur nga disa shtete.

Kina dhe Japonia, janë mollë e ndaluar për disa artistë. Performancë në këto dy shtete nuk mund të bëjnë Miley Cyrus, Brad Pitt apo Snoop Dogg, transmeton KP.

Miley Curys – nuk mund të shkojë në Kinë. Ajo u ndaluar në vitin 2009, pas qarkullimit të një foto të këngëtarës e cila bënte një fytyrë me anë të së cilës fyente aziatikët dhe e akuzuan për racizëm.

Snoop Dogg – Përdorimi i marihuanës nga ana e tij edhe gjatë performancave në skenë, ky reper është dëbuar nga Norvegjia. Ai madje u përpoq të fuste marihuanë kontrabandë në vend. Për të njëjtën arsye ai është dëbuar edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Hollanda.

Brad Pitt – Kinën e ka të ndaluar edhe ky aktor i cili për shumë kë është i dashur. Pitt u dëbua nga ky vend pas realizimit të filmit “Seven Years in Tibet”, në 1997, pasi zemëroi qeverinë kineze me përshkrimin që i bënte ushtrisë në vend.

50 Cent – Këtë reper nuk mund ta mendoni se cili vend e ka përjashtuar. Performancat e tij nuk mund të shihen në shtetin më miqësor në botë, Kanada.

Lady Gaga – Performancat e saj që shpesh quhen të çmendura, nuk mund t’i shihni në Indonezi. Gaga-s iu mohua hyrja në këtë shtet me 2012.

Chris Broën – Dhuna që ushtroi ndaj ish – të dashurës së saj Rihanna, ka bërë që Broën mos të jetë i dëshiruar në Britaninë e madhe.

Harrison Ford – Në vitin 1995, Harrison Ford dëshmoi para Komitetit të Punëve të Jashtme të SHBA për të shprehur mbështetjen e tij për një Tibet të pavarur. Për pasojë ai u dëbua përjetësisht nga Republika e Kinës.

Paris Hilton – Para pesë viteve Hilton-it ju ndalua hyrja në Japoni. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027765989303589
array(1) { ["section"]=> string(52) "shtetet-ne-te-cilat-keta-artiste-nuk-preferohen-4435" }