Shteti amerikan raporton shifra rekor koronavirusi: 15 mijë infektime në një ditë

Publikuar tek: bota, më 22:12 12-07-2020 Shteti amerikan raporton shifra rekor koronavirusi: 15 mijë infektime në një ditë

Shteti i Floridas në SHBA raporton plot 15 mijë raste të infektimeve me Covid-19 në një ditë të vetme.

Rritja rekord i ka detyruar autoritetet të mbyllin disa nga plazhet dhe bizneset. Nëse Florida do të ishte shtet më vete, do të renditej i katërti në botë për më shumë raste në një ditë, pas SHBA, Brazilit dhe Indisë.

Florida ka thyer edhe rekordin e Nju Jorkut që raportoi 12,847 në 10 prill, duke u shndërruar si epiqendra e koronavirusit në SHBA, raporton Reuters.

Për të luftuar pandeminë, guvernatori republikan Ron DeSantis ka urdhëruar mbylljen e një sërë bizneseve dhe disa plazheve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068988800048828
array(1) { ["section"]=> string(87) "shteti-amerikan-raporton-shifra-rekor-koronavirusi-15-mije-infektime-ne-nje-dite-213657" }