Shteti ballkanik regjistron të infektuarin e parë me mutacionin britanik të Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 19:24 24-01-2021 Shteti ballkanik regjistron të infektuarin e parë me mutacionin britanik të Covid-19 Ilustruese

Varianti i ri i koronavirusit ka mbërritur edhe në Serbi.  

Sipas asaj që konfirmojnë mediat vendase, një grua e ardhur nga Londra ka rezultuar mbartëse e virusit. Lajmi është pohuar edhe nga presidentit, Aleksandër Vuçiç.

"Varianti i ri u zbulua në kohë dhe nuk do të ketë bllokim. Është e rëndësishme të vazhdohet me vaksinimin," citohet të ketë thënë Vuçiç.

Ai shtoi se të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me gruan e infektuar ishin vënë nën izolim, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug.

Deri më tani rreth 172,000 njerëz janë vaksinuar në Serbi me tre vaksina të regjistruara në vend, vaksina Pfizer dhe BioNTech, vaksina Sputnik V e Rusisë dhe Sinopharm e Kinës.

Serbia, sot raportoi 1,318 raste të reja COVID dhe 18 vdekje në 24 orët e fundit.

Vendi ballkanik prej 7 milionë banorë ka raportuar 383,603 infeksione me koronavirus dhe 3,886 vdekje që nga marsi.

Disa variante të reja të virusit janë zbuluar në të gjithë botën, duke përfshirë një variant shumë ngjitës dhe potencialisht më vdekjeprurës, të identifikuar së pari në Anglinë juglindore dhe tani i përhapur në Britani e më gjërë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat greke i bëjnë jehonë fjalëve të Sali Berishës: Edi Rama vasal i Erdoganit, po promovon Turqinë si aleatin kryesor para zgjedhjeve
»
Article Logic
Execution time: 0.013243913650513
array(1) { ["section"]=> string(91) "shteti-ballkanik-regjistron-te-infektuarin-e-pare-me-mutacionin-britanik-te-covid-19-236230" }