Hollanda ka ndërmarrë një plan masash dhe vendimesh për të reduktuar gazet helmuese dhe emëtimin e azotit në ajër.
Qeveria holandeze i ka shpallur luftë ndryshimeve klimaterike, duke marrë vendimin e kufizimit të shpejtësisë së automjeteve në rrugët e Hollandës deri në 62 kilometra në orë, duke ndikuar kështu në uljen e emëtimit të gazrave helmues në ajër.
Parlamenti holandez do të miratojë një paketë të gjerë masash, duke përfshirë uljen e kufirit të shpejtësisë në shumicën e rrugëve në Holandë në mënyrë që të zvogëlojnë emëtimin e azotit në ajër.
Gjykata më e lartë administrative në Hollandë ndër të tjera ka vendosur se rregullat e qeverisë holandeze për dhënien e lejeve për ndërtime dhe aktivitete bujqësore duhet të ndryshojnë, pasi ndërtimi voluminoz lëshon sasi të mëdha të gazrave helmues në ajër duke shkelur ligjin e Bashkimit Evropian.
Ulja e shpejtësisë së makinave në kategoritë A dhe B nuk do të bëjë shumë ndryshime në kohën e udhëtimit në Hollandë, por do të thotë një ulje e konsiderueshme e emëtimeve të azotit dhe gazrave në atmosferë.