Shteti i fuqishëm i Amerikës përballet me krizën më të thellë ekonomike në histori

Publikuar tek: bota, më 09:49 08-03-2017 Shteti i fuqishëm i Amerikës përballet me krizën më të thellë ekonomike në histori Henrique Meirelles

Brazili, një prej shteteve më të fuqishme në Amerikën Latine, po përjeton recesionin më të keq në historinë e tij, ndërsa efektet e masave shtrënguese të qeverisë kanë qenë të ngadalta dhe vendi vijon të mbetet i rrënuar nga skandalet e korrupsionit.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i ekonomisë së parë të Amerikës Latine shënoi rënie në 3,6 për qind në 2016, pas shifrës 3,8 për qind në 2015, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.

“Bëhet fjalë për krizën më të thellë ekonomike në histori”, pranoi ministri i Ekonomisë, Henrique Meirelles gjatë një takimi të Këshillit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social (CDES).

Me këtë rënie prej 7,2 për qind brenda dy viteve, recesioni është edhe më i fortë se në vitet 30 (minus 5,3 për qind mes harkut kohor 1929 dhe 1933).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092768669128418
array(1) { ["section"]=> string(88) "shteti-i-fuqishem-i-amerikes-perballet-me-krizen-me-te-thelle-ekonomike-ne-histori-71160" }