‘Shteti i Ramës ka 2 standarde’, Alibeaj: Tahiri asnjë ditë në burg, ndërsa qytetarët e thjeshtë për një cigare…

Publikuar tek: politike, më 15:30 21-09-2019 ‘Shteti i Ramës ka 2 standarde’, Alibeaj: Tahiri asnjë ditë në burg, ndërsa qytetarët e thjeshtë për një cigare…

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës për shtyp t ëish-ministrit Tahiri.

Nga selia blu, Alibeaj u shpreh Tahiri jeton jetën e luksit me paratë e marra nga droga, ndërsa qytetarët e thjeshtë vuajnë dënimin.

Alibeaj ka marrë edhe shembullin e 22 vjeçarit nga Kolonja që u vetëvra në burg.

‘Tahiri nuk do të bëj asnjë ditë burg, njëriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë  në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk do të bëj asnjë ditë burg. Kjo sepse me Edi Ramën në krye drejtësia ka dy standarte: Saimir Tahiri duke shijuar pushtetin dhe duke shijuar luksin, paratë, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, atje kur humbin edhe jetën për asgjë. Estref Halili një 22 vjeçar nga Kolonja e Lushnjes u burgos për një cigare hashash ditën e Krishtlindjes dhe vrau veten në qelinë e burgut, ndërsa Tahiri s’ka për të bërë asnjë ditë burg’, tha ndër të tjera ish-deputeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029416084289551
array(1) { ["section"]=> string(113) "shteti-i-rames-ka-2-standarde-alibeaj-tahiri-asnje-dite-ne-burg-ndersa-qytetaret-e-thjeshte-per-nje-cigare-179267" }