“Shteti ka kapitulluar nga krimi, kreu i rendit konstaton se vendi ka nevojë për testin e “idiotit”

Publikuar tek: politike, më 23:00 20-01-2020 “Shteti ka kapitulluar nga krimi, kreu i rendit konstaton se vendi ka nevojë për testin e “idiotit” Foto ilustruese

I nisur nga ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Tiranë, anëtari i Bindjes Demokratike, Leonard Olli thotë se situata në vend është tragjike ndërsa “shpresa po vritet çdo ditë e më shumë”.

Olli ironizon ministrin e Brendshëm, duke thënë se ka konstatuar që “vendi ka nevojë për testin e "idiotit"..... konkluzionin mund ta nxjerrë kushdo vetë”.

“Shteti ka kapitulluar para pushtetit të krimit rilindist! Një person rëmbehet në mes të ditës dhe policia nuk ka asnjë pistë! Grabitjet me dhunë e armë në çdo cep të Shqipërisë, vrasje me bekim kryeministror alla "hëngshin kokat mes tyre", droga bën kërdinë në shkolla e në ambiente të tjera, korrupsioni në rradhët e kupolës së policisë nuk ka nevojë për asnjë koment, por kreu i rendit të Shqipërisë konstaton se vendi ka nevojë për testin e "idiotit"..... konkluzionin mund ta nxjerrë kushdo vetë..... situata tragjike, shpresa po vritet çdo ditë e më shumë”, shkruan Leonard Olli në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070421695709229
array(1) { ["section"]=> string(102) "shteti-ka-kapitulluar-nga-krimi-kreu-i-rendit-konstaton-se-vendi-ka-nevoje-per-testin-e-idiotit-192650" }