Shteti me keq se privati mban “peng” qytetarët, nuk u paguan Sigurimet Shoqërore

Publikuar tek: ekonomi, më 10:12 30-08-2017 Shteti me keq se privati mban “peng” qytetarët, nuk u paguan Sigurimet Shoqërore

Raportet e fundit tregojnë se nuk janë vetëm bizneset private ata që nuk janë korrekt ndaj punonjësve të tyre, por dhe institucionet shtetërore nuk kanë qenë të rregullt me derdhjen e sigurimeve.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve 13 bashki të vendit janë borxhlinj ndaj arkëtimi i të ardhurave do të bëhet me forcë.

Sipas të dhënave të tatimeve, 9 nga bashkitë janë kualifikuar si borxhlinj të këqij pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale.

Detyrimet e bashkive lidhen kryesisht me mospagesat e sigurimeve shoqërore të stafit e punonjësve. Sjellja në këtë mënyrë e bashkive rrezikon të krijojë probleme të rënda sociale në periudhat e mëvonshme duke rrezikuar pagesat e pensioneve për qindra punonjësit e sotshëm.

 Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve kishte raportuar se në fund të vitit 2016 stoku i borxheve si pagesa të pabëra në kohë për sigurimet shoqërore arriti në 14.1 miliardë lekë.  Nga kjo shumë rreth 2 miliardë lekë janë borxh i krijuar rishtas në vitin 2016.

Institucionet më pak korrekte për pagat e sigurimeve janë ndërmarrjet e ujësjellësit, bashkitë dhe disa agjenci rajonale.

Projekti STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale) në përfundim të 384 raporteve të kontrollit në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka zbardhur detyrime të prapambetura në vlerën e 65 milionë euro në mesin e vitit të kaluar. Ky borxh ka shtuar detyrimet e shtetit shqiptar në të paktën 0,57% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministria e Financave, nga ana tjetër, ka miratuar një plan veprimi që i detyron Bashkitë të shlyejnë detyrimet deri në fund të vitit 2018.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03105092048645
array(1) { ["section"]=> string(83) "shteti-me-keq-se-privati-mban-peng-qytetaret-nuk-u-paguan-sigurimet-shoqerore-90608" }