Një 19-vjeçar nga qyteti i Bajram Currit është marrë i pandehur nën akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes ndaj një bashkëmoshatari të tij, të cilin e shantazhonte me foto nudo. Dasamir Gjokmakaj i bënte presion një bashkëmoshatari me fotot nudo që i kishte marrë duke u hequr si vajzë në rrjetin social Facebook.
Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se 19 vjeçari Gjokmakaj i ka marrë shtetasit me iniciale M.M dy telefona celularë dhe 10 mijë lekë, ndërsa e kërcënonte që t’i jepte 200 euro ose 500 gram kanabis, shkruan gazeta “Mapo”.
19 vjeçari u kap në flagrancë nga policia, teksa ka tentuar të marrë zarfin me shumën e parave të kërkuara në një zonë publike në qytetin e Bajram Currit.
Tropojani 19 vjeçar, kishte hapur një profil të rremë , ku vetëquhej Ina A…