Shtohen edhe 4 koncesione, shikoni se ku do të shkojnë 48.3 miliardë lekë të reja deri në 2021 (TABELA)

Publikuar tek: ekonomi, më 18:53 11-02-2019 Shtohen edhe 4 koncesione, shikoni se ku do të shkojnë 48.3 miliardë lekë të reja deri në 2021 (TABELA) koncesioni Orikum-Dukat

Dokumenti ‘Programi i Reformave Ekonomike (ERP) 2019–2021’ thotë se aktualisht janë në operim 11 Partneritete Publik-Privat (PPP), por nga viti 2018 dhe këtë vit do të shtohen edhe 4 të tjerë.

Shumica e PPP-ve janë ato për inceneratorë, rrugë dhe në shëndetësi. Totali i financimeve nga 12.6 miliardë lekë të reja në vitin 2019, do të shkojë në rreth 15 miliardë lekë të reja në vitin 2020 dhe rreth 16.2 miliardë lekë në vitin 2021, në total 43.8 miliardë lekë të reja.

Sipas parashikimeve, do të ketë financim të qëndrueshëm prej 661.500 mijë lekë për inceneratorin në Elbasan, që është ndërtuar para dy vitesh; financim prej 752.772 mijë lekësh për inceneratorin në Fier dhe për inceneratorin e Tiranës, qeveria do të japë nga 756.828 mijë lekë në vitet 2019-2020 dhe 894.433 mijë lekë në vitin 2021.

Për Rrugën e Arbrit buxheti do të japë nga 2.6 miliardë lekë të reja çdo vit; për rrugën Milot-Morinë nga 681 milionë në vitin 2019 deri në 899 milionë në vitet 2020-2021; për rrugën Thumanë-Vorë, parashikohet investim vetëm në vitet 2020-2021, përkatësisht 2.4 dhe 2.5 miliardë lekë; kurse koncesioni i shumëpërfolur Porti i jahteve Orikum-Dukat do të marrë financim në vitin 2021 në shumën 355 milionë lekë; nga ana tjetër do të ketë zero financim për koncesionin e rrugës Milot-Balldren, e cila u fitua nga një firmë e panjohur.

Koncesioni i skanimit në Dogana, i trashëguar nga qeveria ‘Berisha” do të vijojë të marrë gjithnjë e më shumë fonde nga buxheti i shtetit. Për këtë vit ai do të marrë 1.6 miliardë lekë të reja, por në vitet e ardhshme do të marrë rreth 1.7 dhe 1.8 miliardë lekë të reja.

Në shëndetësi Check Up-i i famshëm do të marrë një financim konstant rreth 876 milionë lekë; ai i sterilizimit rreth 1.6 miliardë lekë në vit, ai i Dializës nga 646 milionë lekë këtë vit deri në 734 milionë lekë në vitin 2021. Ndërsa ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore do të financohet me rreth 886 milionë lekë për tre vjet.

Koncesioni i ri i bashkisë për ndërtimin e shkollave të arsimit parauniversitar këtë vit nuk do të marrë fonde, ndërsa në vitet 2020 dhe 2021, do të financohet, respektivisht me rreth 1 dhe 1.5 miliardë lekë të reja.

1.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U premtua se hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës do të mbaronte në vitin 2021, Erion Braçe firmos dokumentin që rrëzon Gjiknurin
‘U kërkova që të ndalonin, por TUBI u fut nën tokë i dëmtuar’,agjenti i sigurimit teknik zbulon SKANDALIN e gazsjellësit TAP dhe rrezikun (FOTOT+DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.0044970512390137
array(1) { ["section"]=> string(107) "shtohen-edhe-4-koncesione-shikoni-se-ku-do-te-shkojne-48-3-miliarde-leke-te-reja-deri-ne-2021-tabela-152404" }