Bep Çoba sjell realitetin e ri nga rrugët e qytetit të Shkodrës. Njeriu i artit e kulturës ka fotografuar dy pamje të karrocave me kuaj e me mall që ecin rrugëve të qytetit, si në rrugën e makinave ashtu edhe në zonën e pedonales dhe ngre pyetjen: “A thua të na pranojnë në Evropë kështu siç jemi”?
Në fakt, duket se edhe komentuesit, kthimin e karrocave me kuaj në qytet, e shohin si shtim të varfërisë dhe skamjes.
Që do të thotë se njerëzit e kanë të vështirë të përdorin makinat, ndaj janë kthyer te karrocat me kuaj, duke bërë disa hapa pas. Në disa qytete, futja e karrocave në zonat e vjetra karakteristike është ndaluar me vendim të Këshillave Bashkiakë.