Shtohen kuqezinjtë e kombëtares, Ajeti dhe Xhimshiti marin nënshtetësinë shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 16-07-2015 Shtohen kuqezinjtë e kombëtares, Ajeti dhe Xhimshiti marin nënshtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare të gjithë familjes Ajeti, si dhe Berat Xhimshitit (Djimsiti në pasaportën zvicerane).

Deri tani, me kombëtaren shqiptare është bashkuar 21-vjeçari Arlind Ajeti, i cili luajti si titullar kundër Francës para një muaji, por prej 15 korrikut nënshtetësi shqiptare kanë marrë prindërit e tij, si dhe vëllezërit Albian (18 vjeç), i cili aktivizohet si sulmues te Bazeli, dhe Adonis, mbrojtës 18-vjeçar i Bazelit, shkruan “Sportal”.

Përveç familjes Ajeti, tashmë shqiptar me dokumenta është edhe mbrojtësi 22-vjeçar Berat Xhimshiti, i cili prej vitesh aktivizohet te FC Zurich, ku është titullar i rëndësishëm prej 3 sezonesh.

MARRIN NËNSHTETESI SHQIPTARE:

1. Afrim Osman Ajeti

2. Sylbije Mihedin (Mehdin) Ajeti (Haxhiu)

3. Albian Afrim Ajeti

4. Adonis Afrim Ajeti

5. Berat Ridvan Djimsiti

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet jahti super luksoz i Armando Dukës, pushime në ishujt e Greqisë (FOTOT)
Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin »
Article Logic
Execution time: 0.011373043060303
array(1) { ["section"]=> string(88) "shtohen-kuqezinjte-e-kombetares-ajeti-dhe-xhimshitit-marin-nenshtetesine-shqiptare-16366" }