Shtohen masat për akset e 'rrezikshme', drejtori i Rrugores APEL shoferëve: Do ju vijnë gjobat në shtëpi, mos përdorni telefonat

Publikuar tek: aktualitet, më 12:57 20-07-2019 Shtohen masat për akset e 'rrezikshme', drejtori i Rrugores APEL shoferëve: Do ju vijnë gjobat në shtëpi, mos përdorni telefonat

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës në një deklaratë për shtyp nga autostrada Tiranë-Durrës foli për sigurinë rrugore në këto ditë të nxehta vere, ku në akset drejt bregdetit regjistrohet trafik i rënduar.

Tola tha se në pikat kryesore ka forca të shtuara policie, të cilat reduktojnë trafikun dhe shikojnë shkeljet e dukshme kryesore.

'Policia Rrugore është e vendosur në akset rrugore që dalin nga Tirana, në zonat turistike. Akset më të ngarkuara të paktën të shtunën dhe të dielën mbetet segmenti kryesor interurban, Tiranë-Durrës, dhe pjesa e daljes nga Gjiri i Lalzit.

Janë shtuar shërbimet policore në rrugë, është shtuar patrullimi, është zhvendosur trafiku i kamionave që të mund të lehtësohet trafiku dhe të jetë i manaxhueshëm. Ata që duan të shkojnë në jug të vendit mund të përdorin kalimin nga autostrata Tiranë-Elbasan, e cila është një rrugë alternative, nëse nuk duan që të bllokohen në dalje të Tiranës', tha ai.

Drejtori i policisë foli edhe për masat ndëshkuese ndaj drejtuesve të mjeteve, ndërsa theksoi se në rastet kur konstatohet shkelje, por nuk mund të ndalohet automjeti për shkak të fluksit, gjoba i shkon me postë në shtëpi.

'Ka shërbime shtesë të shërbimeve rrugore, të cilat reduktojnë trafikun dhe shikojnë shkeljet e dukshme kryesore. Në detyrat kryesore të policisë është shpejtësia, mosvendosja e rripit të sigurimit, mosbajtja e distancës. Të gjithë këto shkelje edhe në momentin që ne nuk mundemi ta ndalojmë për shkak ktë fluksit gjoba i shkon me postë në banesë. Gjoba e tyre shkon me postë në shtëpi, identifikohet edhe në sistemin e gjobave që normalisht do të përmirësohet edhe më tej', tha drejtori i Rrugores.

Gjithashtu Tola i tërhoqi vëmendjen drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos përdorin telefonin, teksa tha se 90 mije gjoba janë vënë vetëm për përdorim telefoni në timon.

'Ajo që dua t'i tërheq vëmendjen drejtuesve të mjeteve është mos të ecin me shpejtësi, të lidhen gjithmonë me rrip sigurimi, të sigurojnë fëmijët në sediljet e tyre, respektimi i distancës së sigurisë, të mbajnë gjithmonë vëmendjen në timon dhe jo në celular. Kjo sjellje është ndëshkuar më shumë. Janë 90 mijë masa vetëm për 6 muajt e parë.

Rrethrrotullimi i Elbasanit. Edhe përmirësimi i fundit që u bë nga Enti i Rrugës duhet të lidhet me sjelljen e drejtuesit të mjetit, të respektojnë normat e qarkullimit rrugor. Çfarëdo rregullimi të bëhet duhet të respektohet sinjalistika dhe në rrethrrotullim duhet të shkosh me shpejtësi drejt zeros, nëse vjen me shpejtësi 140 km/h nuk ka rrethrrotullim që të të mbajë. Përmirësimi, pa sjelljen e shoferit, nuk ka mundësi të shmangë aksidentet', theksoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023426055908203
array(1) { ["section"]=> string(130) "shtohen-masat-per-akset-e-rrezikshme-drejtori-i-rrugores-apel-shofereve-do-ju-vijne-gjobat-ne-shtepi-mos-perdorni-telefonat-172773" }